75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / mp

Qeveria e Kosovës i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje, ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.

“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, u shpreh Bislimi.

Kujtojmë se SHBA-ja sanksionoi tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.