75 Mall Live Search
17:21 / E Diele, 15 Tetor 2023 / Gj. Sh

Qeveria emëron kryesuesin dhe një anëtar bordi në KEK dhe shpronëson disa prona

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhjeje elektronike ka marrë vendim për emërimin e bordit të KEK-ut, ku Arton Mehmeti është emëruar kryesues bordi ndërsa Skender Haziri anëtar.

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “zgjerimi i rrugës rajonale Prizren – Prevallë”.

“Ka miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.