Qeveria emëron sot një bord të ri dhe shpronëson disa prona në qytete të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar sot ministrat në mbledhjen e 89-të të Qeverisë së Kosovës. 22 pika janë në agjendën e Qeverisë Kurti për mbledhjen e sotme.
Ndër të tjera, sot do të emërohet Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rjonale e Ujësjellësit Gjakova.

Qeveria Kurti sot pritet të aprovojë shpronësimin e disa tokave të paluajtshme për interes publik.
Tokat që pritet të shpronësohen janë tek Fabrika e Çimentos në Han të Elezit, një pjesë e tokës në lokacionin brenda Aeroportit të Gjakovës, si dha disa toka në Ferizaj./Indeksonline/
