75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Qeveria vazhdon diskutimin rreth masave të reja antiCovid

Qeveria e Kosovës ende është duke diskutuar masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes të pandemisë së koronavirusit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Ky insistucion ka filluar diskutimin e këtyre masave nga e hëna, kur Ministria e Shëndetësisë ka dërguar propozimet.

Komunat e Kosovës, sipas këtij propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: Zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, Zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe Zona e gjelbër, e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Këto masa është propozuar të jenë në fuqi për një periudhë njëjavore.

Propozimi i zyrtarëve të kësaj ministrie ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me këtë virus në baza ditore në Kosovë.

Vetëm të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 637 të infektuar me 13 viktima me këtë virus.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 24.792 të infektuar, prej të cilëve 768 kanë vdekur.