Qeveria franceze shkarkon shefin e policisë!
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka thënë se shefi i policisë së Parisit është shkarkuar nga detyra e tij pasi nuk arriti të menaxhoi mirë protestat e “Jelek Verdhëve”.
Philippe tha se strategjia e policisë nuk u ekzekutua siç duhet prandaj erdhi shkarkimi, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu kryeministri francez kërcënoi se do të mbyllë protestat nëse ka grupe të dhunshme brenda protestuesve.

“Nga e shtuna e ardhshme, ne do të ndalojmë protestat e ‘jelek verdhëve’ në lagjet që kanë qenë më të goditura, sapo të shohim shenja të pranisë së grupeve radikale dhe qëllimin e tyre për të shkaktuar dëme.”, u shprehë kryeministri francez.
Këto kufizime do të vlejnë për Parisin dhe qytetet tjera të Francës.
Protestat u përshkallëzuan gjatë javëve të fundit, ku pati edhe të vdekur. Deri më tani dëmet materiale që janë shkaktuar nga protestat kapin shifrën e 170 milionë eurove.
Dhoma e Tregtisë në Paris tha se 91 biznese janë prekur nga protestat./Indeksonline/
