75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / B O

Qeveria gëzon zjarrëfikësit për Vitin e Ri

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mbi 700 mijë eurove për shtesat financiare të zjarrfikësve në njësitë e komunave në Kosovë.

Sipas kërkesës së MPB-së, qeveria miratoi ndarjen e mjeteve për ekzekutimin e shtesave për orët mbi orarin e punës të zjarrfikësve.

“Ne si ministri e Financave kemi pranuar kërkesën e MPB-së me arsyetimin për orët shtesë për 766 zjarrfikës. Propozoj ndarjen e 713 mijë eurove nga buxheti i shtetit”, tha ministri Murati.

Propozimi u miratua me shumicë votash nga anëtarët e kabinetit qeveritar.