Qeveria Gjermane: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan
Qeveria e Gjermanisë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj mbi paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, që kancelarja Angela Merkel paraqitur publikisht më 13 gusht në një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump.
KËshtu, thuhet në njoftim të Qeverisë Gjermane, ku theksohet mbështetja për BE-në për të ndërmjetësuar në një zgjidhje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Kancelarja Merkel përsëriti se integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i vendosur dhe i paprekshëm. Ky është qëndrimi i Qeverisë Federale. Qeveria federale fuqimisht mbështet përpjekjet e BE për të ndërmjetësuar në zgjidhjet e qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë Gjermane, shkruan RTCG, transmeton Indeksonline.