Qeveria harton udhëzim administrativ për largimin e kryetarëve të zgjedhur veriorë (Dokument)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/04/veridfgfdgdfgfd.png)
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Pas pajtimit që ai bëri për shtensionim të situatës në veri të vendit, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore, raporton Gazeta10.
Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.
Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.
Në vendim thuhet që grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/364385456_1636106710227087_896420765113435198_n-642x1024-1.jpg)