Qeveria e Hotit bën ndryshime në bordin e SHSKUK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të 27 marsit 2020 për shkarkimin e Bordit drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri.
Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara dr.Diana Dafota zëvendësohet nga dr. Naim Hoxha; dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadollin dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me dr. Diellor Rizaj.
Pjesa tjetër e Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.
Qeveria ka emëruar Bahrije Spancën anëtare të Bordit të përkohshëm të drejtorëve në NPQ “Telekomi i Kosovës” sh.a. e cila do të shërbejë në këtë pozitë deri në emërimin e bordit të rregullt të kësaj ndërmarrjeje.