10:00 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria e Hotit, miraton planin e veprimit për shtim testimesh për koronavirusin

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për virusin COVID-19.

Ky plan është prezantuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili deklaroi se me këtë do të krijohej një pasqyrë reale e gjendjes në vend.

Zemaj, theksoi se grupi funksional punues në ministri ka paraparë një plan të tillë pas analizave të kryera nga IKSHPK-ja, OBSH-ja dhe institucionet e tjera përgjegjëse të shëndetësisë./Indeksonline/