75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria Hoti planifikon ndarjen e 400 milionë eurove për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin e qeverisë së tij për rimëkëmbjen ekonomike në një takim virtual me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovës.

Hoti tha se Qeveria po pret kalimin e rishikimin të buxhetit nga Kuvendi dhe vazhdimin e zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe fillimin e nisjes së zbatimit të masave nga pakoja e rimëkëmbjes i cili tash është pjesë e programit qeverisës.

“Në parim jemi dakorduar të kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike e cila ndihmon bizneset dhe familjet në masën në të cilën janë prekur nga pandemia. Vlerësimet e Bankës Qendrore dhe të FMN-së janë për një rënie prej 5% prej fillimit të pandemisë,” tha Hoti.

Ai po ashtu shtoi se fondi për rimëkëmbje ekonomike është rreth 400 milionë euro që është e përafërt me rënien ekonomike. Ai tha se do të mbështesim bankat komerciale që të ruajnë normat e interesit që janë ofruar para shpërthimit të pandemisë.

Në këtë takim ka folur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, i cili tha se odat ekonomike kanë qenë në kontakt me qeverinë për të ngritur shqetësimet e sektorit privat dhe rekomandimin e veprimeve që do të mundësonin zbatonin e masave të pakos së rimëkëmbjes.

Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka tha se dy odat ekonomike kanë bashkërenduar propozimet me Bankën Qendrore për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19, të cilat i janë prezantuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilat morën pjesë në këtë konferencë virtuale nga sektorë të ndryshëm.