09:26 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Qeveria Hoti sot mban mbledhjen e tretë

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë të rregullt.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja e tretë e qeverisë pritet të fillojë nga ora 12:00.

Kujtojmë se dje në mbledhjen e dytë të rregullt, Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.