Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja parashihet të fillojë në orën 15:00 dhe të drejtohet nga kryeministri, Avdullah Hoti, raporton Indeksonline.
S’ janë bërë të ditura temat të cilat pritet të diskutohen, por duhet përkujtuar që në mbledhjen e kaluar Qeveria e Kosovës bëri rishikimin e buxhetit si edhe u morën disa vendime të reja sa i përket situatës së krijuar nga pandemia COVID-19./Indeksonline/