“Qeveria i ka duart me gjak”- Ministri Aliu: Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë!

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është deklaruar rreth protestës së sotme para Qeverisë.
“Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, para Ministrisë së Punëve të Brendshme për të pritur protestuesit kishte dalë edhe ministri Xhelal Sveçla.
Prej aty marshi protestues ka arritur tek ndërtesa e Qeverisë, protestueset e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e qeverisë, me thirrjet “kryeministër i ke duart me gjak”. /Indeksonline/