Qeveria ia alokon MPB-së 230 mijë euro, për dezinfektime!

Qeveria e Kosovës ka mirfatuar të gjitha pikat e parapara në mbledhjen e sotme.
Një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe alokimi i 230 mijë eurove MPB-së për dezinfektimin e ndërtesave qeveritare që drejtohen nga kjo ministri.
Ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, ka thënë se të hollat do të jepen nga rezervat shtetërore.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesë për dhënie mjetesh shtesë financiare në vlerë prej 230 mijë eurosh për Ministrinë e Punëve të Brendshme për sigurimin e procesit të dezinfektimit dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që drejtohen nga kjo ministri.
Duke marrë parasysh situatën pandemike dhe duke marrë parasysh shpenzimet e paparashikueshme nga kjo ministri në mënyrë që të dezinfektohen të gjitha ndërtesat, të cilat janë nën administrimin e tyre, ne propozojmë që të alokohen këto mjete nga rezerva në mënyrë që procesi i dezinfektimit të mund të ndodhë edhe më tej” ka thënë ministrja Bajrami./Indeksonline/