22:18 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Qeveria ia merr 76 inspektorë komunave

qeveria e kosoves - qeveria

Përkundër numrit të vogël të inspektorëve komunal, me rishqyrtimin e buxhetit për vitin 2021 Qeveria vendosi t’ia marr komunave edhe 76 inspektorë. Kjo do të ketë impakt negativ në mbarvajtjen e punës në nivel lokal. Kështu kanë pohuar për IndeksOnline drejtuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv në AKK, ka thënë për IndeksOnline se kjo nuk është e drejtë sepse komunat po ballafaqohen me shumë sfida sa i përket inspektimeve në nivel lokal.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës bën thirrje edhe një herë që numri i inspektorëve të shtohet në nivel lokal e jo të zvogëlohet”, tha Ibrahimi.

Ndryshe me rishqyrtimin e buxhetit për vitin 2021 është thënë që këta inspektorë do tu jipen Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës e të cilët në vazhdimësi janë ankuar për numrin minimal të inspektorëve që ajo posedon./ IndeksOnline/