Qeveria kompenson një grup fermerësh të Rahovecit për dëmet që ua shkaktoi breshëri
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se një pjesë e fermerëve të kësaj komune tanimë janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Në një postim në Facebook, Latifi ka shkruar se sot është bërë pagesa e grupit të parë, derisa mjetet për fermerët tjerë do të transferohen gjatë javës, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Latifit:
Kemi kënaqësinë të njoftojmë fermerët e komunës së Rahovecit, se kemi filluar me ekzekutimin e pagesave për dëmet e shkaktuara nga breshëri. Pas vendimit nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për kompensimin e dëmeve, është bërë transferimi i mjeteve për grupin e parë për 293 fermerë në vlerë: 301,621.10€!
Pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë tjerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave.
Falënderojmë Qeverinë e Kosovës që është afër qytetarëve dhe fermerëve të komunës së Rahovecit, duke i ekzekutuar pagesat në kohë rekorde! /Indeksonline/