16:13 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qeveria konfirmon takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka planifikuar të organizojë një takim me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Darka në fjalë që parashikon të mbahet më 18 dhjetor, do të ketë prezent edhe kryeministrat e rajonit.

Por Indeksonline tashmë ka konfirmuar nga Qeveria e Kosovës  se i pranishëm në takimin me kryeministrat e Ballkanit në Bruksel do të jetë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Duhet përkujtuar që në cilësinë e kryeministrit, Haradinaj ka realizuar dy vizita shtetërore, atë në Shqipëri dhe në Bruksel.

Takimi i datës 18 dhjetor mund të bëjë që në cilësinë e të parit të vendit, Haradinaj të takohet edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq si dhe katër kryeministrat e tjerë të vendeve ballkanike./Indeksonline/