Qeveria kroate merr vendim për uljen e çmimit të derivateve, por në autostrada…!

Qeveria kroate ka miratuar sot masat e reja lidhur me çmimin e karburanteve. Kryeministri Andrej Plenkoviq njoftoi se është marrë vendim ulja e ndjeshme e akcizës.
Akciza minimale e lejuar për karburantet sipas rregulloreve evropiane është 2,45 kuna për litër naftë dhe 2,69 kuna për benzinë, shkruan Indeksonline.
Kjo do të thotë se ulja e akcizës do të zbres për 45 cent për litër naftën dhe 25 cent për litër benzinën.
Por, Plenkoviq ka njoftuar se vendimi nuk vlen për pompat që ndodhen në autostrada, gjë që përbën një lajm jo të mirë për diasporën kosovare që zgjedhin rrugët e Kroacisë për ardhjen në pushime gjatë verës.
“Po të mos ishin të gjitha masat e qeverisë, çmimi i naftës do të ishte 16,64 kuna(2.22 euro), benzina 15,95 (2.12 euro)” ka thënë kryeministri kroat./Indeksonline/