75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / L K

Qeveria kroate shkarkon një ministër, e gjeti duke bërë dallavere

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, njoftoi se ka vendosur shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Davor Filipoviç dhe këshilltarit të tij, Jurica Lovrinçeviç.

Arsyeja e shkarkimit është implikimi i ministrit me një televizion lokal në Zagreb.

Davor Filipović, i ofroi rrjetit televiziv lokal të Zagrebit Mreža TV që të marrë me qira hapësirë ​​reklamuese nga një sërë kompanish dhe institucionesh shtetërore.

Janë rreth 200 mijë euro para të keqpërdorura në disa fushata reklamuese./Indeksonline/