75 Mall Live Search
00:13 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Qeveria Kurti jep tender për ndërtimin e varrezave të dëshmorëve, ja sa para kushtoi

Zyra e Kryeministrit të vendit, në fillim të këtij viti ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Këtë herë me kontratë është finalizuar një tender që ka të bëj me ndërtimin e varrezave të dëshmorëve.

Tenderi në fjalë ka kushtuar 19.422,00 euro, transmeton Indeksonline.

Vlera e parashikuar për tenderin “Ndërtimi i varrezave të dëshmorëve të ri-varrosur në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë”, fillimisht ka qenë 30.000,00 euro.

Tenderi në fjalë u është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik MAZREKU SH.P.K.; AAB CONSTRUCTION SH.P.K.; TRIANGLE SH.P.K. /Indeksonline/