08:29 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Qeveria Kurti mbanë sot mbledhje, pa Albinin!

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Për të parën herë, Qeveria do të mbahet pa prezencën e kryeministrit Kurti, pasi që ai vazhdon të jetë për vizitë zyrtare në SHBA.

Zëvëndëskryeministri i parë, Besnik Bislimi do të udhëheqë mbledhjen e sotme.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ende nuk dihet se çfarë pikash do të diskutohen në këtë mbledhje./Indeksonline/