Qeveria Kurti ndan mbi 3.5 milionë euro për “Trepçën”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar Ndërmarrjen Publike “Trepça”.
Me këtë rast ai tha se qeveria ka ndarë subvencion milonësh për gjigantin metalurgjik.
“ Ne posa zhvilluam një takim me udhëheqjen e Trepçës, unë isha bashkë me dy ministra, atë të Ekonomisë dhe Transfereve, ku u takuam me Bordin e Përkohshëm dhe U.D të kryeshefit.
Qëllimi ishte që në njërën anë të njoftojmë se Qeveria tashmë ka ndarë një subvencion për mbi 3.5 milionë euro në mënyra që të mund t’i paguajë obligimet dhe pagat e punëtorëve.
Po i bëjmë përgatitjet në mënyrë që Terminali Doganor që ka qenë nga vitit 2002-2003 të kthehet, dhe asisoj të sigurojë të hyrat për Trepçën”, tha Kurti, transmeton Indeksonline.
Ai tha se padrejtësisht i është marrë Terminali Doganor dhe kjo të korrigjohet.
“Ne bashkëndjejmë me udhëheqjen e Trepçës, meqë në Bursën Ndërkombëtare kanë rënë çmimet e metaleve për shkak të pandemisë.
Ne duam që të shtohet prodhimi dhe produktiviteti, përmes teknologjisë. T’ia kthejmë Trepçës si krenari kombëtare shkëlqimin që mos të varet nga Qeveria, por e gjithë Kosova nga Trepça”./Indeksonline