75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e qeverisë së kaluar për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vendime të shumta në mbledhjen e sotme.

Ndër të tjerash Qeveria ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre, raporton Indeksonline.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi shkurt se me këtë vendim do të zvogëlohen shpenzimet.

Kurti gjithashtu mori vendim për shkarkimin e sekretarëve të përgjithshëm nëpër ministri si dhe shkarkimin e Bordit të Telekomit./Indeksonline/