Qeveria Kurti vendos t’i ulë shpenzimet telefonike për stafin

Qeveria e Kosovës zhvilloi dje mbledhjen e 23-të, por në mënyrë elektronike.
Nga Qeveria e Kosovës në detyrë u vendos që të shfuqizohet vendimi i qeverisë së vitit 2008, për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës.
Vendimi në fjalë përcakton zyrtarët përfitues të telefonisë mobile dhe shumat e aprovuara që do të mbulohen nga buxheti.
Gjithashtu përcaktohet edhe e drejta dhe shuma e lejuar e harxhimeve edhe në telefoninë fikse në Qeverinë e Kosovës.
Kësisoj nga 2008 deri më 2020 parashihej që kryeministri të kishte shpenzime në mbushje telefonike pa kufizim, kurse tani i caktohet shifra prej 150 eurove, raporton Indeksonline.

Zv/kryeministrat parashihej të kenë të lejuar shpenzimin e 250 eurove, tani kanë 100 euro.
Ministrat nga 250, në 70 euro shpenzime në mbushje elektronike si dhe këshilltarët politikë nga 70 euro në 30 euro gjithsej./Indeksonline/