15:20 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Qeveria liron nga taksa mallrat e mbetura serbe të cilat ishin futur para vendimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin me të cilin lirohen nga taksa mallrat me origjinë nga Serbia dhe BeH, të cilat janë importuar para vendimit deri me datë 21.11 2018, por të cilat i nënshtrohen tarifës prej 10 për qind.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, shefi i ekzekutivit ka hedhur poshtë se taksa 100% do të largohet, ndonëse SHBA-ja kishte kërkuar zyrtarisht.