75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Qeveria malazeze pranë rënies, kryeministri lëshon seancën

Qeveria malazeze mund të jetë duke i numëruar orët e fundit të saj. Kjo pasi që Kuvendit sot pritet të votojë për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq.

Kryeministri i vendit, Zdravko Krivokapiq ka lëshuar seancën e Kuvendit që po mbahet tani.

“Ju mund të kërkoni besim te Qeveria ose mund të shkoni në zgjedhje të reja. Mund të ketë ardhur koha që Mali i Zi të zgjedhë” ka thënë kryeministri.

Krivokapiq kishte iniciuar shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, pasi ai kishte mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

Pro shkarkimit të Leposaviqit është edhe partia tjetër e koalicionit URA, që udhëhiqet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviq.

Për shkarkimin e Leposaviqit, nevojiten edhe votat e partisë së Milo Gjukanoviqit, DPS, e cila aktualisht po e bojkoton punën në Kuvend./Indeksonline/