75 Mall Live Search
21:12 / E Premte, 21 Qershor 2024 / FR

Qeveria mban mbledhje elektronike, bën 5 emërime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike në të cilën i ka bërë pesë emërime.

Në këtë mbledhje ka emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, me këtë përbërje:

1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;

2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;

3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;

5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.