75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / A. M.

Qeveria mban mbledhje online, këto janë masat për të cilat po diskutohet

qeveria e kosoves - qeveria

Qeveria Kurti ka filluar mbledhje online në lidhje me shqyrtimin e masave aktuale kundër koronavirusit.

Masat që priten të miratohen sot janë:

Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;

Ora policore nga ora 00:00 deri në 05:00;

Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;

Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Ndërsa nga ora 17:00 kryeministri Kurti dhe ministri Latifi do t’ drejtohen mediave.