Qeveria mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen me fillim nga ora 10:00, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit nuk është zbardhur agjenda e mbledhjes me pikat e rendit të ditës.
Dy ditë më parë, qeveria mbajti një mbledhje elektronike, në të cilën emëroi komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.