75 Mall Live Search
19:24 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Qeveria: Mbledhja mes dy Qeverive Kosovë-Shqipëri nuk është anuluar

Është aluduar se Mbledhja e nesërme mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është anuluar.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë për Indeksonline se mbledhja nuk është anuluar dhe gjithçka është gati.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju” ka deklaruar Kryeziu për Indeksonline.