75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 11 Mars 2025 / k.v

Qeveria mblidhet nesër, shqyrtohet nisma për lidhjen e marrëveshjes me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite janë 18 pika.

Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.