75 Mall Live Search
12:40 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / A. M.

Qeveria mblidhet pasdite, pritet të merret ky vendim!

Qeveria pritet të mbajë sot një mbledhje, e cila është planifikuar nga ora 14:00. Mbledhja do të mbahet tek ndërtesa e Qeverisë.

Ndonëse nuk është zbardhur agjenda e mbledhjes së sotme, Indeksonline mëson se ekzekutivit do të merr vendim që certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohen në kufij.

Ky vendim vije pas mbledhjes së djeshme të Komitetit dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Kurse, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë, pasi ishte i pranishëm në ceremoninë e varrim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeliene Albright, në Uashington.‪ /Indeksonline/