75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria, me masa të reja kundër COVIDIT-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qevrisë ka propozuar disa masa të reja.

Ndër to janë edhe bartja e obligative e maskave, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Zemaj bëri të ditur se ndalohen tubimet publike mbi 50 persona në ditët në vijim.

Ministri i Shëndetësisë tha se këto masa janë marrë që të parandalohet përhapja e Covidit-19.

Propozim-vendimi i Zemaj u miratua nga Qeveria e Kosovës.

“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, numri i rasteve të reja që janë paraqitur në dy javët e fundit dhe përhapja e tyre, pas takimit të komunitetit në prani të kryeministrit i ka rekomanduar MSH-së të merren masa konkrete dhe do të kërkojë që të shndërrohen në vendim qeveritar.

Me qëllim të parandalimit të Covidit- 19: Reduktimi i punonjësve në administratë, të mbyllën zyrat në të gjitha institucionet ku ka raste pozivite.

Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në vetizolim, kontaktet këshillohen pas 14 ditëve, të gjitha rastet pozivite dhe rastet pozive do të kontrollohen nga mjekët.

Të respektohen më mënyre rigzoroze masat masat, distanca dezinfektimi, inspektoratet të zbatojnë Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, punëtorët shëndetësor të përdorin maskat, bartja e maskave të jetë obligative, të respektohet distanca prej 2 m, në hyrje të çdo institucioni të bartet maska, në transport të respektohet distanca dhe ajrosja e ambienteve bartja e maskave të obligueshme nga organet e rendit, ndalimi i vizitave të familjarëve në objektet shëndetësore, ndalohet grumbullimet për më shumë se 50 persona”, tha ai./IndeksOnline/