Qeveria merr përsipër mbulimet e shpenzimeve të barnave për sëmundjen Fibroza Cistike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë përgjegjësinë për mbulimin e shpenzimeve të barnave esenciale për tre muajt e ardhshëm për trajtimin e sëmundjes Fibroza Cistike, për mbi 100 fëmijë, shkruan IndeksOnline.
Ky vendim erdhi pas propozimit të një amandamenti të ri për trajtimin e kësaj çështjeje nga kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj.
“Sa i përket amandametit që ngriti ministri i shëndetësisë dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, ajo që u disktuua me ministren [e Financave], do të marrim një vendim brenda qeverisë që për tre muaj rresht të përmbushim buxhetin për këtë sëmundje”, tha ai.
Fibroza kistike (apo Fibroza Cistike) ose lat.: Mukoviscidoza është një sëmundje e lindur, pra e trashëguar gjenetikisht. Ajo përçohet nga prindi tek fëmija si tipar autozomal recesiv. Kur të dy prindërit janë bartës të gjenit (por jo të sëmure) ka 25% mundësi që fëmija i lindur të preket nga patologjia./IndeksOnline/