75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 14 Mars 2025 / mp

Qeveria miraton udhëzimin për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Po ashtu në këtë  mbledhje qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/251 të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”.

 Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

 Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

 Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i  ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.