75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / MSH

Qeveria miraton 5 vendime, në mbledhje elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në mbledhje, qeveria miratoi nismën për amendamentin e dytë të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë si edhe miratoi nismën për amendamentin e tretë të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018.

Në një takim elektronik u miratua nisma për amendamentin e parë të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë, teksa u mirfatua vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për nënshkrimin e amendamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

Qeveria gjithashtu aprovoi vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për nënshkrimin e amendamentit numër 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018.