75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / A. M.

Qeveria miraton grantin prej 35 milionë eurove nga bashkëpunimi me Luksemburgun

Qeveria e Kosovës  ka ratifikuar marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim në mes Kosovës e Luksemburgut.

Marrëveshja që është nënshkruar në korrik përcakton sektorët e bashkëpunimit dhe shumat e financimit, që sipas kryeministrit Kurti, mbërrin deri në 35 milionë euro.

Ndërsa në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore e cila do ta rregullojë mënyrën e zbatimit të projekteve me të cilat Luksemburgu do ta mbështes Kosovës.