75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Pika e parë e kësaj mbledhje ka qenë propozim vendimi për koncept-dokumentin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Pika e propozuar ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

Ministrja ka paralajmëruar themelimin e një agjensie të pavarur për procedurat e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme./Indeksonline/