75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ekzekutivi miraton Konceptdokumentin për skemat e ndihmës Sociale

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, me propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është miratuar Konceptdokumenti për skemat e ndihmës sociale, që njëkohësisht u është hapur rrugë edhe hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale, që do të eliminonte të gjitha diskriminimet e ligjit aktual.

“Me fillimin e zbatimit të kësaj reforme do të kemi rritje të numrit të përfituesve të kësaj skeme të ndihmës sociale, por njëkohësisht, do të kemi zvogëlim të varfërisë dhe mbi të gjitha rënie të pakënaqësive sociale”, ka thënë Reçica, transmeton IndeksOnline.

Si ministër i MPMS-së, thotë se është tejet i përkushtuar dhe në asnjë moment nuk do ndalet që reformat e mira që ka nisur, t’i jetësojë sa më parë./IndeksOnline/