75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Qeveria miraton koncept dokumentin për Vettingun

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për procesin e Vettingut në sistemin e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij koncept-dokumenti para ministrave tha se është “fillim i mirë dhe i mbarë në reformën në sistemin e drejtësisë”.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurit ka deklaruar se gjyqësori duhet të jetë i pavarur jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje.