75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndër të tjerash, janë miratuar edhe masat e reja të cilat synojnë të parandalojnë përhapjen e virusit COVID-19.

Kufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, teksa bartja e maskës do të jetë e obligueshme.

Ndërkaq, për gastronominë, orari i punës do të jetë deri në ora 21:00, teksa muzika do të ndalohet me fillim nga ora 20:30.

Jo më shumë se 30 persona do t’u lejohet të mblidhen në ndonjë aktivitet publik apo privat.

Personat që udhëtojnë drejt Kosovës duhet të posedojnë dëshminë e 3 dozave të vaksinës anti-COVID, ose dy doza bashkë me dëshminë e një testi negativ PCR të bërë jo më herët se 48 orë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nesër, dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Vendimin e plotë të Qeverisë mund ta lëxoni KËTU.