Qeveria miraton Projektligjin kundër shpërlarjes së parave

Sot në mbledhje të qeverisë është miratuar Projektligjit kundër shpëlarjes së parave. Kreu i qeverisë Albin Kurti tha se Republika jonë kësisoj e përmbush kushtin e fundit për aplikim për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane apo SEPA (Single Euro Payments Area).
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, të nderuar kolegë po fuqizohet me një ligj modern, që përcjell standardet e Bashkimit Evropian kundër shpërlarjes së parave.
Andaj, në rend të ditës sot, po ashtu e kemi miratimin e Projektligjit kundër shpëlarjes së parave. Republika jonë kësisoj e përmbush kushtin e fundit për aplikim për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane apo SEPA (Single Euro Payments Area). Anëtarësimi i Kosovës në SEPA sjell përfitime të shumta për ekonominë tonë, duke përfshirë lehtësimin e transfereve ndërkombëtare e ndërbankare dhe uljen e kostove të atyre transaksioneve si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Sipas një studimi të “German Economic Team”, anëtarësimi në SEPA qytetarëve tanë ua kursen rreth 55 milionë euro në vit, të cilat ishin shpenzime të mëhershme të transfereve ndërbankare e ndërkombëtare të parave”, tha Kurti.