75 Mall Live Search
18:01 / E Premte, 28 Tetor 2022 / A. M.

Qeveria miraton propozim-buxhetin 2023, Murati: Ofron më të mirën për qytetarët

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej tre miliardë e 212 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektbuxhet ofron më të mirën për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”.

“Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mundësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike”.

“Eksporti i mallrave pritet të vazhdojë në trendin rritës të deritanishëm. Projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë 2 miliardë e 840 milionë euro”,