11:22 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qeveria miraton shndërrimin e FSK-së në ushtri

Qeveria e Kosovës e ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura së Kosovës.

Me një vendim të paparalajmëruar, Qeveria në mënyrë unanime e ka miratuar këtë vendim.

Qeveria Haradinaj që një kohë e kishte paralajmëruar transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Në këtë mbledhje, minsitri i FSK-së, Rrustem Berisha ka propozuar për ndryshimin e tri ligjeve për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, në kuadër të së cilës FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së kalon në Ministri të Mbrojtjes.

Në mënyrë unanime, Qeveria votoi projektligjin për Focën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për Shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe  Shqyrtimin për kalimin në Ministrin e Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje kanë munguar ministrat serbë./Indeksonline/