75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 28 Mars 2025 / MSH

Qeveria miraton tri vendime

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje u miratuan dy raporte dhe u aprovua një udhëzim administrativ, shkruan IndeksOnline.

Qeveria miratoi raportin vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, si dhe raportin  vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave, për vitin që lëmë pas.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se gjatë mbledhjes po ashtu u aprovua udhëzimi administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e UA-së nr. 07/2023 për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.