75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / OSH

Qeveria miraton vendimin: S’ka më pension nën 100 euro, iu vazhdohen shtesat pensionistëve

Sot në mbledhjen e Qeverisë u diskutua edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti.

Ky projektligj u miratua nga ministrat e pranishëm, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se

“Siç kemi premtuar nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro”, tha ai.

Kurse ministry i Financave, Hekuran Murati tha se që nga tani e tutje kategoritë pensionale nën 100 euro do të marrin nga 100 euro çdo muaj./IndeksOnline/