75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Qeveria ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e situatës në Trepçë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, pasi ka takuar bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Trepça”, me të cilët ka diskutuar në lidhje me situatën e vështirësuar në këtë kompani, raporton IndeksOnline.

Sic ka thënë Hoti, Qeveria do të alokoë 1.1 milionë euro, për tejkalimin e kësaj situate, por se këto para siç ka thënë ai kushtëzohen me një plan të biznesit të detajuar e të përpiluar nga ky bord i “Trepçës”.

Hoti ndërkaq, ka kritikuar ashpër menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje, duke thënë se përveç pandemisë, e cila ka “ndihmuar” në vështirësitë ekonomike edhe në këtë ndërmarrje, është faji i menaxhmetit, që kjo situatë ka shkuar në këtë mënyrë.

“Ne jemi dakorduar sot me bordin e përkohshëm të dorëzojmë shpejt një planë biznesi, se si është gjendja në këtë kompani, për të përmirësuar likuiditetin e kompanisë dhe në afat Ajo që na duhet në ndërmarrje tashti janë hapat e menjëhershëm dhe hap i menjëhershëm është alokimi i 1.1. milionë eurove për të tejkaluar situatën nëpër të cilën po kalon”, tha Hoti para gazetarëve.