75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 24 Tetor 2025 / H F

Qeveria ndan 10 mijë euro për promovim të vendit në konferencën “Software Freedom Kosova”

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, gjatë së cilës janë marrë dy vendime të rëndësishme.

Së pari, është miratuar ndarja e mjeteve financiare në shumën 10,000€ për organizatën FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova. Kjo shumë do të përdoret për promovimin e vendit në edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24-26 tetor 2025 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është aprovuar edhe raporti nëntëmujor i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.