75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen e veprimtarit Enver Hadri

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është vendosur që të shpërndahen 100 mijë euro për familjen e veprimtarit Enver Hadri si ndihmë për procedura gjyqësore.

Theksojmë se dje Gjykata Penale e Brukselit ka nisur procedurat për rishqyrtimin e rastit të Veselin Vukotiqit dhe Andria Drashkoviqit, të cilët akuzohen si dy nga katër autorët e vrasjes së aktivistit nga Kosova, Enver Hadri.

Hadri u vra me plumb në kokë më 25 shkurt të vitit 1990 në Saint-Gilles të Belgjikës teksa ishte duke pritur në semafor me veturë.

Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të drejtave të njeriut në Parlamentin Evropian./Indeksonline/